Vendi me më pak të vaksinuar në Europë
BKT
   Bota

Vendi me më pak të vaksinuar në Europë

Me vetëm 25% të popullsisë të vaksinuar me të dy dozat, Bullgaria ka nivelin më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Europian. Problemet logjistike, paqëndrueshmëria politike dhe mosbesimi në institucionet publike po pengojnë përpjekjet për vaksinim kundër Covid.

Madje janë të shumta protestat e organizuara në mënyrë spontane në të gjithë Bullgarinë çdo javë, çdo ditë, kundër vaksinave dhe certifikatës së gjelbër. Një prej protestuesve shprehet se vaksinimet janë si historia që përsëritet. Njësoj si në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe të hebrenjve. Por këtë herë të gjithë janë hebrenj, nëse nuk je i vaksinuar të tjerët të urrejnë.

Në një nga qendrat e vaksinimit më aktive në Sofje, me kapacitet vaksinimi deri në 2 mijë persona në ditë, mesatarja e të vaksinuarve këto ditë është rreth 700 persona. Ndërkohë në parlamentin e ri të vendit ka hyrë një parti e ekstremit të djathtë që ka një program të qartë kundër vaksinimit. Bullgaria rrezikon të përballet për një kohë të gjatë me një fushatë problematike vaksinimi anti-Covid./abcnews.al