Kundërshtarët e puçit në Mianmar fillojnë "grevë të heshtur"
Kundërshtarët e grusht shtetit ndaluan aktivitetet e tyre ditore, duke bërë grevë në të gjithë vendin kundër dënimit të Aung San Suu Kyi me 4 vite burg.
Kundërshtarët e grusht shtetit në Mianmar filluan "grevë të heshtur" në reagim për dënimin me burg të lideres së rrëzuar të vendit, Aung San Suu Kyi.
Sipas lajmit të Myanmar Now, kundërshtarët e grusht shtetit ndaluan aktivitetet e tyre ditore, duke bërë grevë në të gjithë vendin kundër dënimit të Aung San Suu Kyi me 4 vite burg.
"Greva e heshtur" e filluar në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, do zhvillohet gjatë 10.00-16.00 me orën lokale.
Në këtë kuadër, krahas dënimit me burg të Suu Kyi njoftohet se protestohet edhe ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut të shkaktuara nga forcat e sigurisë.
Një aktivist që ka folur për Myanmar Now, theksoi se marketet dhe bizneset do të mbyllen dhe i bëri thirrje popullit që të "mos dalin nga shtëpia".
Në rezistencën civile të zhvilluar nga populli i Mianmarit më 24 mars bizeneset u mbyllën në të gjithë vendin dhe rrugët mbetën të zbrazura.
Aung San Suu Kyi me një vendim të dhënë në muajin dhjetor u dënua me 4 vite burg në gjykimin e parë ku ajo akuzohet me një sërë akuzash.
Liderja e rrëzuar Aung San Suu Kyi u gjet fajtore për nxitje të popullit për rebelim dhe shkeljen e rregullave të koronavirusit të ri (COVID-19).
- Grusht shteti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve politike në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.
Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit dhe grupeve kundërshtare, deri më tani kanë humbur jetën 902 persona si dhe janë arrestuar mijëra protestues.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmarit (AAPP), që nga grushti i shtetit e deri më tani kanë humbur jetën 1.200 persona ndërsa janë arrestuar mbi 10 mijë të tjerë.
Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.























