Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin
BKT
   Bota

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin

"Qeveria e Republikës së Nikaraguas deklaron se e njeh se në botë ekziston vetëm një Kinë e vetme", tha në një njoftim ministri i Jashtëm i Nikaraguas, Denis Moncada Colindres.

Nikaragua të enjten zyrtarisht ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin në favor të Kinës.

“Qeveria e Republikës së Nikaraguas deklaron se e njeh se në botë ekziston vetëm një Kinë e vetme”, tha në një njoftim ministri i Jashtëm i Nikaraguas, Denis Moncada Colindres.

“Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri legjitime që përfaqëson të gjithë Kinën dhe Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez”, shtoi ai.

Tajvani, nga ana tjetër, shprehu "dhimbje dhe keqardhje" për vendimin dhe gjithashtu i dha fund marrëdhënieve me qeverinë e Nikaraguas.

“Qeveria e Tajvanit shpreh keqardhje të thellë për këtë vendim. Për të mbrojtur sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar, Tajvani ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Nikaraguan, t'i japë fund të gjitha projekteve të bashkëpunimit dypalësh dhe programeve të ndihmës dhe të tërheqë stafin e Ambasadës dhe Misionit Teknik në Nikaragua", tha Ministria e Jashtme e Tajvanit në një deklaratë.

"Tajvani shpreh keqardhje të thellë që qeveria e Ortega-s ka vendosur të shpërfillë miqësinë e gjatë dhe të ngushtë mes popullit të Tajvanit dhe Nikaraguas", thuhet në deklaratë.

Ky hap ka lënë Tajvanin me 14 aleatë diplomatikë, shumica e tyre në Amerikën Latine dhe Karaibe. Megjithatë, vendimi i Nikaraguas mund të ndryshojë më tej ekuilibrin në favor të Pekinit pasi vendet e tjera, përfshirë Hondurasin, kanë hedhur idenë e kalimit tek Kina.