Izraeli zgjat deri më 22 dhjetor mbylljen e kufijve për të huajt
Për shkak të variantit Omicron, Izraeli në fund të nëntorit ndaloi hyrjen e të huajve në vend dhe njoftoi masat e reja të karantinës për ata që kthehen nga jashtë.
Qeveria e Izraelit njoftoi se kundër variantit të ri të COVID-19 i quajtur "Omicron" ka zgjatur deri më 22 dhjetor ndalesën e hyrjes në vend për të huajt.
Në një deklaratë nga qeveria izraelite thuhet se kryeministri Naftali Bennett dhe ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, vendosën që praktika në aeroportin "Ben Gurion" të zgjatet edhe 10 ditë që nga nata e 12 dhjetorit.
Më tej thuhet se është rënë dakord që detyrimi për karantinim ndaj të vaksinuarve ose të pavaksinuarve kundër COVID-19 që kthehen nga vendet në listën e kuqe të udhëtimit të Izraelit, t'i paraqitet për miratim Komitetit shëndetësor në Parlament nga komiteti përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu bëhet e ditur se është diskutuar edhe për sanksionet dhe inkurajimet shtesë për të rritur normat e vaksinimeve në ditët e ardhshme.
Në të njëjtën mënyrë theksohet se Bennett në një bisedë me ministren e Arsimit, Yifat Shasha Biton, vendosën që si shtesë e praktikës së Izraelit për "Klasën e gjelbër" të anulohet arsimi ballë për ballë në rast se testet për COVID-19 dalin pozitive për dy persona në klasë dhe nëse në klasë zbulohet një rast të kryhet testimi i nxënësve brenda tre ditëve. Ndërsa në shkollat që ndodhen jashtë kontrollit të zbatuar nga qeveria, nxënësit e vaksinuar do të vazhdojnë mësimin në klasë kurse nxënësit e pavaksinuar në distancë.
Për shkak të variantit Omicron, Izraeli në fund të nëntorit ndaloi hyrjen e të huajve në vend dhe njoftoi masat e reja të karantinës për ata që kthehen nga jashtë.























