Dënohet me 18 vjet burg udhëheqësi i opozitës bjelloruse
Udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi, Sergei Tichanovsky, është dënuar me 18 vite burg, nën akuzën e organizimit të trazirave dhe nxitjes së urrejtjes sociale.
Pesë nga mbështetësit e Tikhanovsky, gjithashtu u dënuan me 14 deri në 16 vite burg.
Bëhet fjalë për Artyom Sakov dhe Dmitry Popov, të cilët u dënuan me 16 vite burg, aktivistin Nikolai Statkevich, i cili u dënua me 14 vite burg dhe Igor Lodik dhe Vladimir Tsiganoviç, të cilët u dënuan me 15 vite burg.
Tikhanovsky, një bloger, u burgos në maj 2020 ndërsa përgatitej të kandidonte kundër liderit bjellorus Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të gushtit. Vetë Tichanovsky i ka mohuar akuzat.
Të martën, Tikhanovskaya vuri në dyshim vlefshmërinë e gjykatës që gjykoi bashkëshortin e saj dhe tha se dënimi i tij përbënte “hakmarrje” nga Lukashenko.
“Ndërsa i fsheh të burgosurit politikë në gjyqe të mbyllura, ai shpreson të vazhdojë shtypjen në heshtje. Por, e gjithë bota shikon. Ne nuk do të ndalemi”, shkroi ajo në një postim në Twitter.























