10:26 / 16.12.2021
Rrëzohet avioni privat gjatë uljes emergjente, të paktën 9 viktima
Nëntë persona humbën jetën pasi një avion privat u rrëzua gjatë një tentative për ulje emergjente në aeroportin e Las Americas, në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo.
Shtatë prej tyre ishin pasagjerë dhe dy anëtarë te ekuipazhit. 6 prej viktimave ishin të huaj dhe ende nuk bëhet me dije kombësia e tyre.
Fluturimi ishte i destinuar për në Florida dhe ishte nisur pak përpara aeroportit Domenikane të La Isabela./A2























