Macroni thotë se është e mundshme që vaksinat të bëhen të detyrueshme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të mërkurën se është e mundshme që vaksinat kundër Covid-19 të bëhen të detyrueshme në vendin e tij, por shtoi se një gjë e tillë nuk është prioritet për momentin.
I pyetur në një intervistë për televizionet TF1 dhe LCI nëse vaksinimi për Covid-19 mund të bëhet i detyrueshëm në Francë, presidenti francez tha: “Kjo hipotezë ekziston”. Megjithatë, ai shtoi shpejt se Franca është “gati aty” në praktikë. Me rreth 90 për qind të personave që i plotësojnë kushtet të vaksinuar, Franca nuk është larg nivelit që do të arrihej në rast se vaksinimi bëhet i detyrushem.
“Covid i zgjatur”, dy në tre persona kanë ende simptoma pas 1 viti - Gazet…
Lipljan: Studenti zbuloi një metodë të re të humbjes së peshës!
“Ende janë më shumë se 5 milionë bashkëqytetarë tanë që nuk janë vaksinuar dhe prandaj, vërtet, unë u bëj thirrje atyre që të marrin përgjegjësi, sepse ata nuk janë të mbrojtur dhe shohim shumë raste sot në spitale, që nuk janë vaksinuar”, tha Macron.
“Vaksonohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, kjo është shtylla”, shtoi presidenti francez në intervistën e transmetuar të mërkurën.
Ai refuzoi që ta përjashtonte vendosjen e masave të reja gjatë Kërshëndellave dhe tha se pret që spitalet të kenë shumë trysni gjatë periudhës së festave për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus.
Sipas tij, vaksinimi i fëmijëve të moshës 5 deri 11-vjeçare është i dëshirueshëm, por do të varet nga prindërit.























