SHBA do t`i dhurojë Afganistanit 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19
BKT
   Bota

SHBA do t`i dhurojë Afganistanit 1 milion doza të vaksinës kundër COVID-19

"SHBA-ja u ka ofruar njerëzve në Afganistan 1 milion doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 përmes COVAX", tha i dërguari special i SHBA-së për Afganistanin, Thomas West.

SHBA-ja do t'i dhurojnë Afganistanit 1 milion doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19, tha i dërguari special i Washingtonit për Afganistanin, Thomas West.

“SHBA-ja u ka ofruar njerëzve në Afganistan 1 milion doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 përmes COVAX”, shkroi West në Twitter.

I dërguari përmendi se me dozat shtesë, SHBA-ja dhuroi 4.3 milionë doza për Afganistanin.

Ai tha se ndihma do të shtohet në 474 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Afganistanin këtë vit.

Afganistani është ndër 5 vendet kryesore që kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas një raporti të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Ndihmës Humanitare.

OKB-ja vlerëson se 22.8 milionë njerëz, që është më shumë se gjysma e banorëve të vendit, mund të përjetojnë mungesë serioze të ushqimit në Afganistan gjatë muajve të dimrit.