Sassoli: Unanimiteti dhe vetoja janë shndërruar në anakronike
BKT
   Bota

Sassoli: Unanimiteti dhe vetoja janë shndërruar në anakronike

Unanimiteti dhe e drejta e vetos janë shndërruar në anakronike, sidomos në një Evropë me kaq shumë shtete, deklaroi sot në një konferencë shtypi presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

”Demokracia është e përbërë nga maxhoranca dhe opozita. Konferenca për të ardhmen e Evropës nuk duhet të ketë tabu’, madje as për reformimin e traktateve”, theksoi ai.

“Nuk duhet të kënaqemi, nuk duhet të ndalemi, e rëndësishme është që Evropa të jetë një far”, shpjegoi Sassoli duke kujtuar se sapo kishte nënshkruar me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen marrëveshjen ndërinstitucionale për vitin 2022.

Ndërkohë, dje, Sasooli njoftoi se nuk do të kandidonte për një mandat të ri në krye të Parlamentit Evropian.

“Faleminderit…, por kam vendosur të mos kandidoj për presidencën e Parlamentit Evropian”, tha ai në Twitter.

“Fronti europeist sot të rrezikonte të përçahej dhe do të shkonte kundër historisë sime, bindjeve tona, betejave tona. Nuk mund ta lejoj këtë”, shtoi ai./atsh