Japoni, buxhet shtesë prej 320 miliardë dollarësh kundër COVID-19
BKT
   Bota

Japoni, buxhet shtesë prej 320 miliardë dollarësh kundër COVID-19

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një buxhet shtesë prej 320 miliardë dollarësh që përfshinë ndihmën financiare për masat kundër COVID-19, gatishmërinë për fatkeqësitë dhe stimujt e turizmit vendas.

Dhoma e Përfaqësuesve (Shuugin) në Japoni ka miratuar një buxhet shtesë prej 36 trilionë jen (rreth 320 miliardë dollarë).

Në Dhomën e Përfaqësuesve është diskutuar buxheti suplementar gjithëpërfshirës i vitit aktual fiskal, i cili u dorëzua në diskrecionin e ligjvënësve me miratimin e kabinetit të kryeministrit Fumio Kishida në fillim të muajit.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një buxhet shtesë prej 36 trilionë jen (rreth 320 miliardë dollarë) që përfshinë ndihmën financiare për masat kundër COVID-19, gatishmërinë për fatkeqësitë dhe stimujt e turizmit vendas.

Buxheti synon përhapjen e vaksinave, rigjallërimin e aktiviteteve socio-ekonomike, programet eko-politike të qeverisë nën emrin e "kapitalizmit të ri" dhe përmirësimin e pajisjeve të njësive përkatëse të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë (SDF).

Sipas kësaj, 22.1 trilionë jen (192 miliardë dollarë) obligacione qeveritare do të emetohen për të financuar buxhetin shtesë, i cili pritet të miratohet nga Këshilli Këshillimor javën e ardhshme.