19:47 / 16.12.2021
Rrëzohet një avion privat në Republikën Dominikane, 9 të vdekur
Incidenti ndodhi 15 minuta pas ngritjes teksa avioni po tentonte një ulje emergjente në aeroportin e "Las Americas".
Të paktën 7 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit humbën jetën të mërkurën kur një avion privat u rrëzua në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo, bënë të ditur autoritetet,.
Incidenti ndodhi 15 minuta pas ngritjes teksa avioni po tentonte një ulje emergjente në aeroportin e "Las Americas".
Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar "La Isabela" për në shtetin amerikan të Floridës.
"Gjashtë nga pasagjerët ishin shtetas të huaj dhe një ishte shtetas i Republikës Dominikane", tha operatori i avionit, Helidosa Aviation Group, në një njoftim në Twitter.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit.























