Scholz: Kufijtë e Evropës janë të paprekshëm,sanksione për ata që i shkelin
BKT
   Bota

Scholz: Kufijtë e Evropës janë të paprekshëm,sanksione për ata që i shkelin

Për ne është e rëndësishme që kufijtë në Evropë nuk preken dhe siguria është e garantuar për të gjithë, ndërkohë që kjo është e mundur vetëm nëse vazhdojmë të respektojmë parimin e sigurisë së përbashkët në BE, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz në konferencën për shtyp të Këshillit Evropian në Bruksel, në një nënkuptim të qartë për situatën në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.

”Udhëheqësit e BE-së pajtohen me faktin se ata që shkelin këta kufij duhet të përballen me pasojat”, theksoi ai.

”Gjermania ndihet e fortë në ndjenjën e përgjegjësisë për të siguruar që Ukraina të vazhdojë të jetë një vend tranzit gazi”, tha kancelari.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth mundësisë që Gjermania të ndalojë gazsjellësin ”Nord Stream 2”, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë për të sulmuar Ukrainën, Scholz tha se “Nord Stream 2” është një projekt privat biznesi./atsh