E rëndë, digjet banesa në Londër, humbin jetën 4 fëmijë
BKT
   Bota

E rëndë, digjet banesa në Londër, humbin jetën 4 fëmijë

Katër fëmijë kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një shtëpi në Londër, sipas një njoftimi nga policia britanike. Fëmijët,  besohet se i përkasin të njëjtës familje.

Gjashtëdhjetë zjarrfikës me tetë automjete morën pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit, i cili u zhvillua pasditen e djeshme, sipas një njoftimi të zjarrfikësve të kryeqytetit britanik.

Viktimat ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia po punon për të identifikuar shkaqet e zjarrit.