Kosova ende pa përgjigjje nëse ka raste me Omicron
BKT
Shëndetësi

Kosova ende pa përgjigjje nëse ka raste me Omicron

Instituti i Shëndetësisë Publike nuk i ka marrë ende rezultatet e mostrave që ka nisur për në Gjermani për testim të variantit Omicron.

IKSHPK ka thënë se ato pritet të arrijnë rreth datës 20-24 dhjetor 2021, njofton Klan Kosova.

Më 6 dhjetor, Kosova nisi drejt Gjermanisë dhjetëra mostra.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq ky variant, tash së fundmi është përhapur edhe në vendet e Ballkanit, si në Kroaci dhe Greqi.


MË SHUME NGA Shëndetësi