SHBA, 1.114 viktima dhe mbi 137.000 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

SHBA, 1.114 viktima dhe mbi 137.000 raste të reja me COVID-19

Me mbi 5,19 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth 4,41 milionë dhe Florida me mbi 3,75 milionë

Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në SHBA ka arritur në 803.652, prej të cilëve 1.114 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins", janë regjistruar 137.597 raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 50.513.437.

Me mbi 5,19 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth 4,41 milionë dhe Florida me mbi 3,75 milionë.

Po ashtu me 75.603 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 74.897 vdekje dhe Florida me 62.191 vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 76,9 për qind e popullatës mbi 5-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 65,1 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 28,1 për qind e atyre që kanë përfunduar vaksinimin.