19:08 / 17.12.2021
Australia regjistron numër rekord të infeksioneve të reja me koronavirus
Më parë, numri më i lartë ditor i rasteve të koronavirusit në Australi u regjistrua më 14 tetor, kur u zbuluan 2.744 raste të reja.
Australia sot ka raportuar tetë vdekje të tjera të lidhura me virusin, si dhe një numër rekord të rasteve të përditshme të koronavirusit, ose 3.837 infeksione të reja.
Më parë, numri më i lartë ditor i rasteve të koronavirusit në Australi u regjistrua më 14 tetor, kur u zbuluan 2.744 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në këtë vend që nga fillimi i pandemisë është 242.806, ndërsa si pasojë e infeksionit kanë vdekur 2.134 persona.
Aktualisht janë të shtruar në spital 672 persona, 106 prej të cilëve në terapi intensive.























