"Biden do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024"
Zv/zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden planifikon të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.
Zv/zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden planifikon të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.
Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Jean-Pierre, përmendi fjalët e zv/presidentes Kamala Harris gjatë një interviste në "Wall Street" se "Me Biden nuk kemi diskutuar asnjëherë çështjen e kandidimit".
"Nuk mund t'iu jap informacione se për çfarë kanë biseduar Harris dhe Biden, por e vetmja gjë që mund të them aktualisht është se Biden ka planifikuar të kandidojë sërish në vitin 2024", tha Jean-Pierre në përgjigje të një gazetari i cili duke iu referuar fjalëve të Harris pyeti nëse e mendon apo jo Biden rikandidimin.
Jean-Pierre shtoi se Biden për detyrën e zv/presidentit mund të mendojë sërish Harris.
- Shtëpia e Bardhë e kënaqur nga lirimi i misionarëve amerikanë që u rrëmbyen në Haiti
Në lidhje me lirimin e të gjithë misionarëve amerikanë të cilët u rrëmbyen më 16 tetor në Haiti dhe për të cilët ishte kërkuar shpërblim 1 milion dollarë për person, zv/zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jean-Pierre tha: "Jemi të kënaqur nga lirimi i këtyre personave dhe që ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm".
Ajo falënderoi Byronë Federale të Hetimeve, Departamentin e Shtetit dhe agjencitë e tjera për zbatimin e ligjit që punuan për lirimin e misionarëve. Jean-Pierre më tej tha se edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan ka treguar përpjekje prej më shumë se 2 muajsh në këtë çështje.























