Sllovakia lehtëson kufizimet, prezantohet ora policore
BKT
   Bota

Sllovakia lehtëson kufizimet, prezantohet ora policore

Sllovakët kanë qenë në gjendje të lëvizin lirshëm në publik që nga e premtja pas një lehtësimi të rregullave shëndetësore që i lejonin ata të dilnin vetëm për arsye urgjente.

Ndryshimi i rregullave u shoqërua me një rregullore të re që i ndalon personat të dalin natën nga ora 20:00 deri në 5 të mëngjesit. Sipas rregullit, publiku duhet të qëndrojë brenda nëse nuk ka punë urgjente.

Gjithashtu, grumbullimet nga familje të ndryshme janë të kufizuara deri në gjashtë persona.

Lehtësimi i rregullave nënkupton gjithashtu se muzetë, galeritë, ekspozitat dhe bibliotekat do të rihapen, por ato nuk do të ofrojnë aktivitete ose turne në grup.

Dyqanet u lejuan të rihapen më 10 dhjetor për personat e vaksinuar kundër Covid-19 ose që ishin shëruar.

Shërbimet e kishës dhe teleferikët e skive gjithashtu u hapën për personat që rezultojnë negativë.

Hotelet dhe bujtinat do të lejohen të rihapin restorantet dhe baret e tyre që nga 25 dhjetori, por të ftuarit duhet të jenë të vaksinuar ose të shëruar nga Covid-19.

Shkollat mund të ofrojnë vetëm mësime online, përveç katër klasave të para, sipas një rregulloreje shumë të kritikuar.

Sllovakia njoftoi vendimin për një izolim në nivel kombëtar në fund të nëntorit për shkak të shifrave të larta të infeksionit dhe shkallës së ulët të vaksinimit./atsh