Omicron përhapet me shpejtësi në destinacionet turistike të Spanjës
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet me shpejtësi në Spanjë, si një nga destinacionet turistike më të njohura të Evropës.
Në rajonin e kryeqytetit të Madridit, numërohen më shumë se 30 për qind të të gjitha infeksioneve të reja, raportoi sot gazeta ‘El Pais’.
Në metropolin turistik të Barcelonës, janë regjistruar 25 për qind e rasteve me infeksionin e ri, raportoi ministri rajonal i Shëndetësisë, Josep Maria Argimon për gazetën ‘La Vanguardia’.
Omicron pritet të dominojë deri në Krishtlindje. Burime të ngjashme u raportuan edhe në zona të tjera të Spanjës.
“Po përhapet në mënyrë të shpejtë. Atje, incidenca shtatëditore e infeksioneve të reja për 100,000 banorë është më e larta në Spanjë me 720”, tha drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik, Carlos Artundo në Navarra.
Në ishujt e njohur të Balearikëve, të cilët përfshijnë Mallorca dhe Ibiza, numri i infeksioneve është mbi 300, ndërsa mesatarja kombëtare vazhdon të jetë më e ulët./atsh























