Mitsotakis: Ulja e konflikteve në Ukrainë në dobi të të gjithëve
BKT
   Bota

Mitsotakis: Ulja e konflikteve në Ukrainë në dobi të të gjithëve

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka informuar sot homologët e tij evropianë lidhur me takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, javën e kaluar në Soç, sipas burimeve qeveritare.

Mitsotakis theksoi se, ulja e konflikteve në Ukrainë do të jetë në dobi të të gjithëve, duke kujtuar se sanksionet e koordinuara do të vendosen në rast të veprimeve agresive. Ai shtoi se, zbatimi i Marrëveshjes së Paqes të Minskut dhe riaktivizimi i negociatave të formatit të Normandisë do të ofrojë bazën për zbutjen e krizës.

Gjatë diskutimit për migracionin, kryeministri Mitsotakis bëri një referencë të hollësishme mbi politikën e qeverisë greke. Ai iu referua mbrojtjes së kufijve grekë dhe evropianë, strukturave të reja, përshpejtimit të procedurave të azilit dhe programit “Helios” për politikën integruese të atyre që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare si dhe të të miturve të pashoqëruar.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi përgjegjësitë e Turqisë në kufi dhe mospërmbushjen e detyrimeve sipas të ashtuquajturës deklaratë e përbashkët me BE-në (2016), theksuan të njëjtat burime./atsh