BM: Infeksionet me Covid-19 tregojnë shenja më të hershme të Omicron
BKT
   Bota

BM: Infeksionet me Covid-19 tregojnë shenja më të hershme të Omicron

Nivelet e infeksionit Covid-19 mbeten të pandryshuara në të gjithë Britaninë e Madhe, megjithëse trendi i rritjes së numrit të të prekurve është i pasigurt në shumë zona dhe janë gjetur prova të shfaqjes së hershme të variantit Omicron, sipas një analize të re.

Rreth një në 60 persona në familje në Angli është prekur nga Covid-19 këtë javë deri më 11 dhjetor, i njëjti proporcion si javën e kaluar, sipas vlerësimeve të fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS). Një në 60 është e barabartë me rreth 936,000 persona.

Sipas vlerësimeve, numri i personave të prekur nga koronavirusi në kulmin e valës së dytë në fillim të janarit arriti në 50. Kjo çoi në një rritje të shtrimeve dhe vdekjeve në spital, së bashku me një izolim mbarëkombëtar.

Por, vala aktuale e infeksioneve deri më tani nuk ka rezultuar në numër të ngjashëm personash të prekur rëndë, falë shpërndarjes së vaksinave kundër Covid-19./atsh