Protesta kundër ligjit për median në Poloni
BKT
   Bota

Protesta kundër ligjit për median në Poloni

Në më shumë se 100 qytete të Polonisë u zhvilluan protesta duke i kërkuar presidentit të vendos veton ndaj një ligji për median që ata pretendojnë se synon të kufizojë liritë e shprehjes në vend.

Legjislacioni, i papritur i futur në parlament të premten e kaluar, do të përforconte rregullat rreth pronësisë së huaj të organeve të medias, duke prekur në mënyrë specifike një kanal në pronësi të grupit US Discovery.

Udhëheqësi i opozitës Donald Tusk bëri thirrje që polakët të bashkohen.

“Kur të jemi bashkë, kur të jemi solidarë do të fitojmë, do ta fshijmë këtë autoritet të keq, nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre, u shpreh Donald Tusk, transmeton euronews.albania.

Kundërshtarët besojnë se qeveria populiste e krahut të djathtë të Polonisë është e vendosur të konsolidojë kontrollin e saj politik mbi gjykatat dhe të heshtë mediat kritike.

“Për mendimin tim, përpjekja për të gozhduar TVN-në, sepse bëhet fjalë kryesisht për këtë, është faza e radhës në ndërtimin e një shteti autoritar. Ata po e bëjnë këtë për ta bërë më të lehtë fitimin e zgjedhjeve, për t’i bërë ballë stacioneve televizive që shohin përtej tyre”, tha protestuesi Lukasz Wlodarski.

Udhëheqësit e qeverisë e kanë mbrojtur legjislacionin duke argumentuar se është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të sigurojë që asnjë kompani jashtë Evropës nuk mund të kontrollojë kompanitë që ndihmojnë në formimin e opinionit publik.