Belgjikë, fëmijët 5-11 vjeç mund të vaksinohen kundër COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Vandenbroucke tha se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe do të bëhej nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari ligjor.
Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke tha se do të fillojnë vaksinimet kundër COVID-19 edhe për fëmijët e moshës 5 deri në 11-vjeç.
Pas Konferencës së Shëndetit Publik që filloi këtë mëngjes, Vandenbroucke tha se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe do të bëhej nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari ligjor.
Prioritet do të kenë fëmijët nga grupi me rrezikshmëri të lartë të cilët rekomandohen për vaksinim. Pasi të përcaktohet se për cilët fëmijë bëhet fjalë, njoftimet do të dërgohen në adresat e tyre në fund të muajit.
Fëmijët e kësaj grupmoshe do të marrin vaksinën Pfizer/BioNTech dhe intervali ndërmjet dy dozave do të jetë së paku 21 ditë.
Më 25 nëntor, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën Pfizer/BioNTech për grupmoshat 5-11 vjeç.
Shumë vende evropiane, përfshirë Austrinë, Hungarinë, Greqinë dhe Spanjën, kanë përshpejtuar vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19 këtë muaj.























