Pfizer do t`i shesë BE-së edhe 200 milionë doza vaksinë kundër COVID-19
BKT
   Bota

Pfizer do t`i shesë BE-së edhe 200 milionë doza vaksinë kundër COVID-19

Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë.

Bashkimi Evropian ka blerë edhe 200 milionë doza vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania amerikane farmaceutike Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech.

Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë, përfshirë me atë të 450 milionë dozave për të cilët është vendosur të shpërndahen për vitin 2022 me marrëveshjen e mëparshme.

Me këtë kompanitë BE-në do ta furnizojnë me mbi 650 milionë doza vaksinë në vitin 2022.

Komisioni Evropian, në muajin maj kishte porositur 900 milionë doza vaksinë nga kompanitë BioNTech dhe Pfizer për 2022-2023.