17:55 / 20.12.2021
Poloni, vaksinimi kundër Covid-19 i detyrueshëm për personelin mjekësor
Personeli mjekësor në Poloni do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet vaksinimit kundër Covid-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski duke shtuar se një rregullore e re pritet të dale së shpejti.
Niedzielski tha për Polsat News se, “për momentin, kur bëhet fjalë për vaksinimin e detyrueshëm, grupi i mjekëve do të jetë absolutisht gati”.
Ministri i Shëndetësisë Niedzielski shtoi se, komuniteti mjekësor dhe pacientët kanë qënë duke e pritur një masë të tillë.
“Për sa i përket personelit mjekësor, do të njoftohet një rregullore e re që do t’i detyrojë të gjithë punonjësit e sistemit të shëndetësisë dhe do t’i prezantohet të gjithë përfaqësuesve të grupeve profesionale mjekësore”, tha ai./atsh























