Raab: Nuk do të përjashtohen masat kufizuese përpara Krishtlindjeve
BKT
   Bota

Raab: Nuk do të përjashtohen masat kufizuese përpara Krishtlindjeve

Zëvendëskryeministri britanik Dominic Raab deklaroi se ai nuk mund të japë asnjë garanci të fortë dhe të shpejtë se nuk do të nevojiten më shumë kufizime përpara ditës së Krishtlindjeve.

Raab tha se të dhënat mbeten gjithmonë në shqyrtim, duke shtuar se vendi gjendet në një pozitë më të mirë për të shijuar Krishtlindjet këtë vit me të dashurit. Por, ai theksoi se nuk mund të ofronte një garanci duke i këshilluar njerëzit që të ishin të kujdesshëm dhe të matur gjatë ditëve në vijim.

Mes zërave se ministrant i kanë kundërshtuar thirrjet nga këshilltarët shkencorë për masa të reja për të menaxhuar variantin e ri të koronavirusit, Omicron përpara Krishtlindjeve, Raab ofroi mbështetjen e tij për qasjen e qeverisë ndërsa vuri në dukje se të gjithë ministrat e kabinetit bëjnë pyetje të vazhdueshme në lidhje me këshillat e marra.

Rastet e konfirmuara me përhapje të shpejtë janë rritur me mbi 12,000 në Britaninë e Madhe dhe vetëm rastet në Londër kanë arritur shifrën 10,000, sipas të dhënave më të fundit.

Por, rreth një e treta e kabinetit thuhet se nguron të mbështesë kufizimet e reja në ditët në vijim, së bashku me kryeministrin Boris Johnson dhe kancelarin Rishi Sunak, sipas ‘The Times’./atsh