Kërkesa e lartë detyron Danimarkën të kufizojë disponueshmërinë e testit
Për shkak se një numër rekord danezësh kanë kërkuar t’i nënshtrohen testit Covid-19 përpara Krishtlindjeve, tani e tutje vetëm ata që kanë simptoma, që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar ose ata që kanë rezultuar pozitiv pas kryerjes së testit të shpejtë mund të rezervojnë një test PCR.
Shkalla e lartë e infeksionit ka çuar në një numër rekord personash që duan të sigurohen se nuk janë infektuar me koronavirus përpara Krishtlindjeve, tha drejtoresha e qendrave të testimit, Anne-Marie Vangsted për agjencinë daneze të lajmeve Ritzau.
“Numri i testeve PCR që mund të kryejmë në ditë është i kufizuar”, tha ajo.
“Nëse qendra e testimit në të gjithë vendin mund të jetë plot, ata që duan të jenë me familjet e tyre për Krishtlindje kanë shumë opsione të tjera për të mbrojtur të afërmit e tyre, siç janë testet e antigjenit ose vetë-testimi”, tha Vangsted.
Në Danimarkë, me një popullsi prej 5.8 milionë banorë, u raportuan rreth 10,500 raste të reja. Rreth 5 për qind e testeve rezultuan pozitive dhe deri më sot janë regjistruar gjithsej 23,000 raste të variantit Omicron./atsh























