Përveç Covid-19, një tjetër virus po shqetëson Azinë
BKT
   Bota

Përveç Covid-19, një tjetër virus po shqetëson Azinë

Shkalla e vdekshmërisë për virusin Nipah është deri në 75% dhe deri më tani nuk ka asnjë vaksinë.

Ndërsa bota po fokusohet te Covid-19, shkencëtarët po punojnë shumë për tu siguruar që ky virus mos të shkaktojë pandeminë e ardhshme.

Ishte data 3 janar 2020 dhe Supaporn Wacharapluesadee ishte në pritje të një dërgese. Ishte përhapur kudo se ekzistonte një lloj sëmundjeje e frymëmarrjes që po prekte njerëzit në Wuhan, Kinë, dhe me afrimin e Vitit të Ri Hënor, shumë turistë kinezë shkuan në Tajlandë për të festuar. Qeveria tajlandeze filloi të kontrollonte pasagjerët që mbërrinin nga Wuhan në aeroport dhe disa laboratorë të përzgjedhur – përfshirë atë të Wacharapluesadee  u zgjodhën për të përpunuar mostrat në përpjekje për të zbuluar problemin.

Wacharapluesadee është një gjuetar ekspert i viruseve, që drejton Qendrën Shkencore të Sëmundjeve Infektive-Shëndetësore të Kryqit të Kuq Tajlandez në Bangkok. Gjatë 10 viteve të fundit, ka qenë pjesë e Predict, një përpjekje mbarëbotërore për të zbuluar dhe ndaluar sëmundjet që mund të kalojnë nga kafshët  te njerëzit. Ajo dhe ekipi i saj kanë ekzaminuar shumë specie. Por fokusi i tyre kryesor ka qenë te lakuriqët e natës, të cilët dihet se strehojnë shumë koronaviruse, raporton abcnews.al

Ajo dhe ekipi i saj arritën të kuptonin se për çfarë sëmundje bëhej fjalë vetëm në pak ditë. Ata zbuluan se – përveçse një virus i ri që nuk e kishte origjinën te njerëzit  ishte i lidhur më së shumti me koronaviruset që kishin zbuluar tashme te lakuriqët e natës. Falë informacionit të hershëm, qeveria ishte në gjendje të vepronte shpejt për të karantinuar pacientët dhe këshilluar qytetarët. Pavarësisht se ishte një vend me afro 70 milionë banorë, që nga 3 janari 2021, Tajlanda kishte regjistruar 8,955 raste dhe 65 viktima

Azia ka një numër të lartë të sëmundjeve infektive. Rajonet tropikale kanë një grup të pasur biodiversiteti, që do të thotë se ato janë gjithashtu streha e një grupi të madh patogjenësh, duke rritur shanset që një virus i ri të përhapet. Rritja e popullsisë  dhe rritja e kontaktit midis njerëzve dhe kafshëve të egra në këto rajone gjithashtu rrit faktorin e rrezikut.

Wacharapluesadee dhe kolegët e saj kanë zbuluar shumë viruse të reja. Ata kanë gjetur kryesisht koronaviruse, por edhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse që mund të përhapen te njerëzit. Shkalla e vdekshmërisë për Nipah varion nga 40% deri në 75%.   Çdo vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rishikon listën e madhe të patogjenëve që mund të shkaktojnë një emergjencë të shëndetit publik për të vendosur se si të prioritizojnë fondet e tyre të kërkimit dhe zhvillimit. Ata fokusohen në ato që paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin e njeriut, ato që kanë potencial epidemik dhe ato për të cilat nuk ka vaksina.

Virusi Nipah është në top 10-shen e tyre.  Dhe, me një numër shpërthimesh që kanë ndodhur tashmë në Azi, ka të ngjarë që të mos e kemi parë të fundit, raporton abcnews.al