Stoltenberg: T’i garantojmë çdo vendi lirinë e zgjedhjes së aleancave
BKT
   Bota

Stoltenberg: T’i garantojmë çdo vendi lirinë e zgjedhjes së aleancave

Të mbledhim këshillin NATO-Rusi sa më shpejt të jetë e mundur vitin e ardhshëm, pasi ne jemi të gatshëm për të dialog, por në përputhje me marrëveshjet që garantojnë sigurinë e Evropës duke përfshirë lirinë e çdo vendi të zgjedhë aleancën e tij, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konference për shtyp me kryeministrin rumun, Nikolae Ciuca.

”Mesazhi për Rusinë është se do të ketë një çmim shumë të lartë për çdo veprim ndaj Ukrainës”, shtoi ai duke treguar se ”NATO do të vazhdojë mbështesin sovranitetin territorial të Ukrainës”.

”Shtimi i trupave po vazhdon”, theksoi Stoltenberg gjatë një konference për shtyp duke iu referuar rritjes së pranisë së automjeteve dhe ushtarakëve rusë në kufi me Ukrainën.

”Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të garantuar sigurinë e aleatëve tanë”, vijoi sekretari duke nënvizuar se ”NATO mbetet e gatshme për dialog për të nxitur çtensionimin e situatës”./atsh