OKB-ja zgjat misionin paqeruajtës në RD të Kongos
Këshilli i Sigurimit u ka kërkuar paqeruajtësve që të përqendrohen në verilindje të vendit dhe të nxisin operacionet e përbashkëta me ushtrinë kongoleze, njoftoi Radio e OKB-së mbi vendimin që hyri në fuqi të hënën.
Organizzata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka zgjatur mandatin e misionit të saj paqeruajtës në Republikën Demokratike të Kongos (MONUSCO) edhe për një vit, raporton Anadolu Agency.
Këshilli i Sigurimit u ka kërkuar paqeruajtësve që të përqendrohen në verilindje të vendit dhe të nxisin operacionet e përbashkëta me ushtrinë kongoleze, njoftoi Radio e OKB-së mbi vendimin që hyri në fuqi të hënën.
E hartuar nga Franca, rezoluta u miratua unanimisht nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, duke e zgjatur MONUSCO-n deri më 20 dhjetor të vitit të ardhshëm me një maksimum prej 14.160 trupash dhe 2.001 policë.
MONUSCO ka luajtur rol të madh në ruajtjen e sigurisë në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, ku shumë milici dhe grupe rebele janë aktive, duke sulmuar fshatrat dhe duke plaçkitur pronat.
Misioni u krijua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në vitin 1999 për të monitoruar paqen në vend.























