Anulohen festimet e Vitit të Ri në Londër e Skoci, shkak rastet me Omicron
Skocia dhe Londra do të anulojnë festimet e natës së Vitit të Ri, pasi Mbretëria e Bashkuar është kapluar nga një rritje e infeksioneve me COVID, e nxitur nga varianti shumë infektiv Omicron.
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numër rekord të rasteve në ditët e fundit. Vetëm të hënën janë raportuar 91 mijë e 743, një normë kjo prej 716.1 raste për 100 mijë njerëz.
Më 17 dhjetor, kishte një rekord ditor prej 92 mijë e 503 rastesh të raportuara. Kjo do të thotë që numrat e rasteve janë më të larta tani se Krishtlindjet e kaluara kur u vendos një bllokim.
Këtë herë, kryeministri Boris Johnson i ka shtyrë njerëzit të marrin një vaksinë përforcuese, por deri më tani nuk ka vendosur për kufizime më të ashpra.
Por në veri të kufirit, ministri i parë Nicola Sturgeon, njoftoi të martën anulimin e të gjitha ngjarjeve të mëdha nga Boxing Day. Kjo përfshin festimet e Edinburgut në natën e Vitit të Ri.
Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, ka bërë të njëjtën gjë në kryeqytet më 31 dhjetor.























