Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk do të mbyllet për shkak të COVID-19
BKT
   Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk do të mbyllet për shkak të COVID-19

"Aktualisht në axhendën e tyre nuk ka asnjë pikë për mbyllje të plotë dhe se ata po përpiqen të inkurajojnë me sa munden popullin për t`u vaksinuar", tha zëdhënësja Psaki.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki deklaroi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të njoftojë politikën e tij të re lidhur me rastet në rritje të COVID-19 në vend por që në axhendën e tyre nuk ka mbyllje.

Në një konferencë ditore për media Psaki theksoi se me efektin e variantit Omicron në vend janë rritur rastet e COVID-19 dhe paralajmëroi se të pavaksinuarit ndodhen në grupin me rrezik më të madh.

Ajo tha se Biden nesër do të njoftojë politikën e tij të re lidhur me COVID-19. "Në përmbajtjen e këtij fjalimi nuk do të jetë mbyllja e vendit. Do të njoftohen strategji të reja", tha Psaki.

"Aktualisht në axhendën e tyre nuk ka asnjë pikë për mbyllje të plotë dhe se ata po përpiqen të inkurajojnë me sa munden popullin për t'u vaksinuar", tha zëdhënësja Psaki.

SHBA sërish nën kthetrat e COVID-19

Varianti Omicron ka vendosur nën efektin e tij të gjithë botën dhe në SHBA ku janë vërejtur më shumë raste dhe vdekje për shkak të COVID-19 që është përhapur me shpejtësi duke rritur në shifra rekord numrin e rasteve në shumë shtete, cilësohet si "lajmëtari i dimrit të zi".

Për shkak të variantit Omicron i cili është mutacioni i fundit i virusit, rastet në New York, New Jersey dhe kryeqytetin Washington DC kanë arritur në nivele rekord që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Sipas të dhënave në shtypin amerikan, numri i të shtruarve në spital për shkak të virusit në vend është rritur mbi 45 për qind në muajin e fundit ndërsa numri i rasteve ka treguar një rritje 40 për qind. Numri mesatar i rasteve ditore në vend është regjistruar si 123 mijë.