Bie helikopteri, ministri 12 orë not për të dalë në breg
BKT
   Bota

Bie helikopteri, ministri 12 orë not për të dalë në breg

Një ministër i qeverisë së Madagaskarit notoi për 12 orë deri në breg pasi helikoperi me të cilin udhëtonte ra në det gjatë një misioni kërkim-shpëtimi.

“Nuk është radha ime për të vdekur”, u shpreh i rraskapitur ministri i Brendshëm, Serge Belle ndërsa po dërgohej me barelë drejt spitalit.

Dy oficerë të tjerë gjithashtu i shpëtuan rrëzimit të helikopterit.

Ekipi ishte duke fluturuar në pjesën verilindore të vendit në kërkim të një varke të mbytur, ku dyshohet se humbën jetën 39 persona.