08:30 / 22.12.2021
Izraeli ofron dozën e 4-të të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60 vjet
Izraeli ka bërë të ditur të martën se do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për personat më të vjetër se 60 vjet dhe po ashtu për stafin shëndetësorë.
Vendimi ka ardhur pas përhapjes së variantit Omicron, raporton agjencia Reuters..
“Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe ne vazhdojmë të kryesojmë me dozën e katërt”, ka thënë kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.
Dje në Izrael është regjistruar rasti i parë i vdekjes i një personi të infektuar me variantin e ri Omicron./panorama.al























