BE-ja nis proces ndaj Polonisë në fushën e shkeljes së sundimit të ligjit
Vitet e fundit ka pasur diskutime dhe tensione të shpeshta midis BE-së dhe Polonisë në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit.
Bashkimi Evropian ka nisur sërish një proces ligjor kundër Polonisë, me arsyetimin se ajo ka shkelur sundimin e ligjit.
Në deklaratën e Komisionit Evropian thuhet se ka shqetësime serioze për vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë në korrik dhe në tetor.
Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur se ligjet kombëtare në vend ishin mbi ligjin e BE-së në disa çështje.
KE-ja deklaroi se ky vendim në Poloni ka shkelur zbatimin e ligjit të BE-së dhe vendimet detyruese të Gjykatës së Drejtësisë, autoritetit më të lartë gjyqësor të BE-së.
Komisioni theksoi se kishte "dyshime serioze për pavarësinë dhe paanshmërinë e saj" ndaj Gjykatës Kushtetuese polake dhe besonte se gjykata nuk përmbushte "kushtet e kërkuara nga autoriteti gjyqësor" të përcaktuara me ligj.
Vitet e fundit ka pasur diskutime dhe tensione të shpeshta midis BE-së dhe Polonisë në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit.
BE-ja thekson se ligji i Unionit mbizotëron mbi legjislacionin kombëtar. BE-ja kritikon Poloninë me arsyetimin se emërimi i gjyqtarëve në gjykatat polake është problematik dhe se nuk është rregulluar pavarësia e gjyqësorit.
Në këtë kontekst, KE-ja ka nisur procedurat kundër Polonisë rreth shkeljes së ligjit në vitin 2019 dhe 2020, e para prej të cilave ishte në vitin 2017.
KE-ja mund ta çojë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së
Në procesin e shkeljes të nisur nga BE ndaj një shteti anëtar, dërgohet një letër njoftimi zyrtar nga KE-ja dhe pritet një përgjigje brenda 2 muajsh.
Nëse KE-ja vendos që shteti anëtar nuk i ka përmbushur detyrimet e tij sipas ligjit të BE-së, dërgohet një kërkesë zyrtare dhe kërkohet që të pajtohet me ligjin e BE-së. Anëtari duhet t'i përgjigjet kësaj brenda 2 muajsh.
Nëse arrihet në përfundimin se shteti anëtar ende nuk është në përputhje me ligjin e BE-së, KE-ja mund ta çojë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Shumë çështje mund të zgjidhen pa shkuar në gjykatë.
Megjithatë, nëse konsiderohet se shteti anëtar i BE-së nuk e zbaton ligjin në kohë, KE-ja mund të kërkojë nga Gjykata e Drejtësisë vendosjen e një dënimi ndaj shtetit anëtar.
Nëse Gjykata e Drejtësisë e BE-së konstaton se shteti anëtar ka shkelur ligjin e BE-së, autoritetet kombëtare pritet të zbatojnë vendimin e Gjykatës. Nëse vendimi nuk zbatohet, KE-ja mund të aplikojë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së dhe të kërkojë një dënim financiar për shtetin anëtar. Kjo mund të jetë një gjobë ditore ose gjobë që paguhet vetëm një herë.
Polonia ishte dënuar më parë
Gjykata e Drejtësisë së BE-së në korrik së fundmi vendosi se mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve duhet të ndalet. Gjykata e BE-së kishte gjobitur Poloninë me 1 milion euro në ditë për moszbatim të këtij vendimi.
KE-ja nuk ka miratuar ende fondin prej 23.9 miliardë eurosh që do t'i jepet Polonisë në kuadër të fondit të rimëkëmbjes të përgatitur për vendet anëtare për të luftuar pasojat ekonomike të COVID-19.
Disa vende brenda BE-së mbajnë qëndrim se pjesa që do t'i jepet Hungarisë, e cila ka probleme të ngjashme me BE-në si Polonia, nga fondi i rimëkëmbjes së Unionit nuk duhet të miratohet "për shkak të mekanizmit të kushtëzimit".























