Iran, 5 të vdekur nga shembja e një ndërtese
BKT
   Bota

Iran, 5 të vdekur nga shembja e një ndërtese

Policia tha se një bombolë gazi shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të Tabrizit dhe se ndërtesa më pas u shemb.

Së paku pesë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese në qytetin veriperëndimor iranian, Tabriz, raporton Anadolu Agency.

Policia tha se një bombol gazi shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të Tabrizit dhe se ndërtesa më pas u shemb.

Deri në mëngjesin e sotëm ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e pesë personave të vdekur dhe po vazhdojnë kërkimet për viktimat tjera të mundshme.

Të paktën 15 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi dhe të gjithë u dërguan në një spital në Tabriz.