18:54 / 22.12.2021
Scholz: 80 për qind e popullsisë të vaksinohet deri më 7 janar
Kancelari Olaf Scholz njoftoi se vendi duhet të arrijë një shkallë vaksinimi kundër koronavirusit prej 80 për qind deri më 7 janar.
Objektivi i referohet vaksinimeve për herë të parë, sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Hebestreit.
Aktualisht, 61.2 milionë persona në Gjermani janë vaksinuar të paktën një herë, që përbën 73.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Për të arritur 80 për qind, rreth 5.3 milionë persona duhet të bëjnë dozën e parë të vaksinës deri më 7 janar.
Në atë datë, Scholz planifikon të zhvillojë diskutimet e radhës për luftën kundër pandemisë së koronavirusit me kryeministrat e shteteve gjermane./atsh























