Mbi 100.000 raste të reja COVID-19 sot në Britaninë e Madhe
BKT
   Bota

Mbi 100.000 raste të reja COVID-19 sot në Britaninë e Madhe

Në Britaninë e Madhe, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë gati dy vjet më parë, janë regjistruar më shumë se 100.000 të ri të infektuar me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 106.122 raste të reja me COVID-19, 140 pacientë kanë vdekur, dhe 8.008 pacientë janë në spital, katër për qind më shumë se shtatë ditë më parë.

Pavarësisht shifrave rekord, kryeministri Boris Johnson njoftoi sot se nuk do të ketë masa shtesë epidemiologjike para Krishtlindjeve, por nuk mundi të konfirmojë se ato nuk do të futen pas festave, raporton BBC.

Rekordi i mëparshëm në numrin ditor të të infektuarve është regjistruar më 17 dhjetor, kur ishin 93.045 të tillë. Në shtatë ditët e fundit, numri i rasteve të reja është rritur për 58.9 për qind, por mjekët inkurajohen nga fakti se numri i vdekjeve është më i lartë për vetëm 2.7 për qind.

Një numër rekord i dozave të treta të vaksinës u regjistrua të martën, të cilën e morën 968.665 persona. Doza e tretë është marrë nga 6.1 milionë njerëz deri më tani.