Këshilli i Sigurimit miraton një rezolutë për të ndihmuar Afganistanin
BKT
   Bota

Këshilli i Sigurimit miraton një rezolutë për të ndihmuar Afganistanin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për lehtësim gjatë vitit të ofrimit të ndihmës humanitare për Afganistanin, me shpresën se talebanët nuk do t`i përdorin fondet për veten e tyre.

Rezoluta autorizon pagesën e fondeve për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për t'iu përgjigjur nevojave themelore humanitare në Afganistan, e cila, siç thuhet, nuk paraqet shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj personave dhe organeve të lidhura me talebanët. 

Miratimi i këtij teksti paraqet hapin e parë të OKB-së drejt Afganistanit, ku talebanët janë në pushtet që nga gushti, gjë që tani për tani nuk njihet nga bashkësia ndërkombëtare.

Një zëdhënës i talebanëve tha në Kabul se rezoluta e OKB-së ishte një "hap i mirë përpara".

Rezoluta synon të zvogëlojë rrezikun e një fluksi refugjatësh që ikin nga varfëria drejt vendeve fqinje të Afganistanit dhe t'i përgjigjet nevojës në rritje për ndihmë.

"Ky përjashtim humanitar synon ta bëjë më të lehtë ofrimin e ndihmës për popullin afgan, por nuk është një çek bosh për organizatat që shkelin detyrimet e tyre ndërkombëtare," tha ndihmësi ambasadori i SHBA-së në OKB Jeffrey DeLaurentis, duke aluduar për talebanët.

Ndryshe nga versioni i mëparshëm i tekstit, i cili parashikonte përjashtime të kufizuara nga sanksioni rast pas rasti, i cili u refuzua nga Kina të hënën, kjo rezolutë mbulon ofrimin e ndihmës humanitare në një kuptim më të gjerë.

"Situata aktuale në Afganistan është kritike dhe kriza humanitare duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur," tha ambasadori kinez në OKB Zhang Joon. “Ndihma humanitare nuk duhet të shkojë me kushtet dhe nuk duhet të politizohet”, shtoi ai, duke hedhur poshtë çdo “kusht arbitrar”.

Në përpjekje për të garantuar që ndihma do të shkojë për afganët dhe se talebanët nuk do të përfitojnë prej saj, rezoluta parashikon rishqyrtimin e këtij përjashtimi të përgjithshëm në lidhje me ndihmën humanitare pas 12 muajsh.

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare Martin Griffiths përshëndeti miratimin e rezolutës, e cila do t'u mundësojë rreth 160 organizatave humanitare në Afganistan t'i përgjigjen niveleve alarmante të nevojave në vend dhe të zvogëlojë vuajtjet e popullatës.

Pasi talebanët u kthyen në pushtet në mes të gushtit, Shtetet e Bashkuara ngrinë gati 9.5 miliardë dollarë në fondet e bankës qendrore të Afganistanit dhe Banka Botërore pezulloi gjithashtu ndihmën e saj për Kabulin.

Rusia kërkoi sot shkrirjen e fondeve dhe burimeve financiare që Perëndimi ka bllokuar.