SHBA: Aprovohet pilula Paxlovid kundërCOVID-19
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi sot pilulën antivirale Pfizer, Paxlovid, e cila përdoret për trajtimin e koronavirusit për grupet e rrezikut më të vjetër se 12 vjeç.
Kjo është pilula e parë e tillë antivirale e miratuar për t'u marrë në shtëpi, përpara se personat e infektuar të arrijnë nivelin e nevojshëm për shtrimin në spital, raporton CNN.
“Kjo terapi revolucionare, e cila është treguar se redukton ndjeshëm shtrimet në spital dhe pasojat tragjike, do të ndryshojë mënyrën se si ne trajtojmë COVID-in dhe shpresojmë se do të ndihmojë në uljen e presionit me të cilin përballen sistemet tona shëndetësore dhe spitalore”, tha Albert Burla, president i Pfizer.
Ai tha gjithashtu se Pfizer është gati të fillojë menjëherë dërgesat në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndihmojë Paxlovid të arrijë pacientët sa më shpejt të jetë e mundur.
Paxlovid kombinon një ilaç të ri antiviral të quajtur Nirmatrelvir me një ilaç më të vjetër të quajtur Ritonavir.
Javën e kaluar, Pfizer publikoi rezultate të përditësuara që treguan se trajtimi me këtë ilaç redukton rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 për qind.
Terapia pesëditore me Paxlovid përfshin tri tableta të dhëna dy herë në ditë.























