Biden për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë
Joe Biden do ta kalojë Krishtlindjen e tij të parë si president në Shtëpinë e Bardhë me familjen e tij dhe po heq dorë nga tradita e Vitit të Ri në Saint Croix me diell, ka konfirmuar sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
Vendimi për të kaluar Krishtlindjen në Shtëpinë e Bardhë ishte i papritur nga presidenti, i cili shkon në shtëpi në Delaware për fundjavë sa më shpesh të jetë e mundur.
Gjatë vitit të tij të parë në detyrë, Biden kaloi më shumë se 25 fundjavë në shtëpinë e tij në Wilmington ose Rehoboth Beach.
Sipas AP, është më e lehtë për miqtë dhe familjen që të vizitojnë presidentin amerikan në ato vende në Delaware dhe për Biden të shijojë biçikletën ose udhëtimet në plazh.
Presidenti i SHBA-së këtë vit nuk do të ndjekë traditën familjare të udhëtimit në Ishujt e Virgjër amerikanë për festat e fundvitit, gjë që e bën pothuajse çdo vit me familjen e tij që nga 2008. Vëllai i tij James zotëron një pronë në ishullin Watter dhe Biden shpesh kalonte një javë atje ose në ishullin Saint Croix.
“Në vend të kësaj, Biden vendosi të kalonte pak kohë midis Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Delaware”, tha Psaki.























