Kryeministri kanadez Justin Trudeau në karantinë
Trudeau në një konferencë online për media nga rezidenca e tij deklaroi se tre zyrtarë në zyrën e tij dhe tre roje janë infektuar me COVID-19.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar se ndodhet në karantinë pasi testet për COVID-19 të disa nga bashkëpunëtorët e tij rezultuan pozitiv.
Trudeau në një konferencë online për media nga rezidenca e tij deklaroi se tre zyrtarë në zyrën e tij dhe tre roje janë infektuar me COVID-19, për çka është izoluar.
Duke sqaruar se ka kryer teste të rregullta dhe ka ndjekur protokollet e shëndetit publik si zvogëlimi i kontakteve sa më shumë që ishte e mundur, Trudeau tha: "Deri me tani kam ndjekur këshillat. Kam bërë rregullisht teste të shpejta. Rezultatet e deritanishme kanë qenë negative".
"Do ta kuptoni nëse kam rezultat pozitiv të testit, ju premtoj. Duke pasur parasysh natyrën e kontaktit tim me stafin tim po hyj në izolim të plotë. Sigurisht që do të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e shëndetit publik", tha Trudeau.























