SHBA dhe Ukraina mohojnë pretendimet e Putinit
BKT
   Bota

SHBA dhe Ukraina mohojnë pretendimet e Putinit

Një pohim të tillë e bëri presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së tij, të enjten më 23 dhjetor.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se “faktet e bëjnë të qartë se agresioni i vetëm në kufirin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, është grumbullimi i ushtarëve rusë dhe retorika luftarake nga lideri i Rusisë”.

Vladimir Putin ka pohuar se shqetësimi i Perëndimit për grumbullimin e trupave ruse dhe një pushtim të mundshëm të Ukrainës, mund të jetë pretekst i një përpjekjeje të mundshme të Ukrainës për të nisur ofensivë kundër separatistëve në lindje.

Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Kievi kanë ngritur alarmin për rreth 100,000 ushtarë rusë, të vendosur pranë kufirit me Ukrainën dhe në Krime.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se Moska është duke planifikuar një ofensivë të mundshme ushtarake, që nëse ndodh, mund të shpërthejë brenda javësh.