Të paktën 37 të vdekur pas zjarrit në një target në Bangladesh
Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pasi një target I mbushur është djegur në jug të Bangladeshit, thonë zyrtarët lokalë.
Zjarri në anijen me tre kuvertë filloi në mes të lumit pranë qytetit të Jhalakathi ndërsa lundtronte nga kryeqyteti Dhaka për në qytetin e Barguna, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Disa prej viktimave u mbytën pasi u hodhën në ujë.
Numri i viktimave në fatkeqësinë e së premtes ka të ngjarë të rritet pasi shumë nga pasagjerët kanë djegie të rënda.
Në bordin e anijes thuhet se ishin rreth 500 persona.
Zjarri besohet se ka filluar në dhomën e motorit dhe është përhapur shpejt ndërsa trageti udhëtoi përgjatë lumit Sugandha në orët e para, tha zyrtari i shërbimit zjarrfikës Kamal Hossain Bhuiyan për mediat lokale.
Mësohet se zjarri ka vazhduar për orë të tëra.
Një pasagjere që mbijetoi, tha për AFP se shumica e njerëzve ishin duke fjetur kur shpërtheu zjarri.























