15:55 / 24.12.2021
Kreu i OBSH: Mos u jepni doza shtesë të vaksinave fëmijëve
Kreu i OBSH ka bërë thirrje që në vend që t’u japin doza shtesë fëmijëve, vaksinat t’u jepen më të vjetërve. Ai e ka pa si të rrezikshme dhënien e dozave shtesë për fëmijët.
“Dhënia e vaksinave duhet të bëhet për personat e moshave më të vjetër se 65 vjet më përpara se t’i jepen fëmijëve. Po e shohim se disa shtete po u japin doza shtesë të vaksinave fëmijëve që mund t’i vrasin ata, që nuk është në rregull. Në vend si t’u japin fëmijëve doza shtesë të vaksinave më mirë është t’i vaksinojnë më të vjetrit”, ka thënë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.























