Gjermani, radhë të gjata para katedrales së Këlnit për vaksinim
BKT
   Bota

Gjermani, radhë të gjata para katedrales së Këlnit për vaksinim

Në Gjermani po rritet numri i të infektuarve me COVID-19 ndërsa para katedrales ka radhë të gjata qytetarësh që duan të vaksinohen kundër virusit.

Katedralja e Këlnit, një nga ndërtesat më të famshme në Gjermani dhe pikë referimi e qytetit, ishte sot vendi i vaksinimit kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Gjermani po rritet numri i të infektuarve me COVID-19 ndërsa para katedrales ka radhë të gjata qytetarësh që duan të vaksinohen kundër virusit nga pasojat e të cilit deri më tani në Gjermani kanë vdekur 110.119 persona.

Para Katedrales së Këlnit u krijuan radhë për shkak të qytetarëve që nuk kanë marrë termin për vaksinim, por gjithsesi erdhën atje. Prandaj, vaksinohen kryesisht ata që kanë termin.

Policia e Këlnit mori masa të gjera sigurie rreth katedrales gjatë vaksinimit, i cili zgjati rreth katër orë.

Nga Instituti Robert Koch (RKI) të enjten theksuan se është regjistruar rasti i parë i vdekjes si pasojë e variantit Omicron në vend.

RKI tha se deri më tani në Gjermani janë zbuluar 3.198 raste të variantit Omicron.