Mianmar, qindra njerëz u larguan në Tajlandë për shkak të sulmeve ajrore
BKT
   Bota

Mianmar, qindra njerëz u larguan në Tajlandë për shkak të sulmeve ajrore

Zyrtarët lokal dhe banorët thanë se qindra persona nga Mianmari u detyruan të ikin në Tajlandë duke kaluar lumin për shkak të sulmeve të rënda të artilerisë dhe atyre ajrore nga ushtria e Mianmarit.

Qindra njerëz u larguan në Tajlandë pasi ushtria e Mianmarit kreu një sulm ajror në një qytet të kontrolluar nga grupet e armatosura etnike.

Teksa përleshjet midis ushtrisë së Mianmarit dhe grupeve të armatosura etnike kundër grushtit të shtetit vazhdojnë, forcat e ushtrisë kryen një sulm ajror në qytetin Lay Kay Kaw, i cili kontrollohej nga forcat e Unionit Kombëtar Karen (KNU).

Zyrtarët lokal dhe banorët thanë se qindra persona nga Mianmari u detyruan të ikin në Tajlandë duke kaluar lumin për shkak të sulmeve të rënda të artilerisë dhe atyre ajrore nga ushtria e Mianmarit.

Për shkak të përleshjeve, javën e kaluar 2.500 persona u detyruan të iknin në rajonin Mae Sot në anën tajlandeze. Konfliktet e dhunshme në rajon po shtohen çdo ditë.

KNU së fundmi ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) që të shpallin shtetin Kayin një zonë të ndaluar fluturimi për të ndaluar sulmet ajrore të ushtrisë së Mianmarit.

Që kur ushtria në muajin shkurt përmbysi qeverinë e zgjedhur dhe mori pushtetin në Mianmar kanë ndodhur përplasje serioze midis grupeve etnike kundër grushtit të shtetit dhe forcave të sigurisë.

Forcat e KNU-së dihet se janë një nga grupet e armatosura etnike që kërkojnë autonomi për rajonin malor lindor, ku jetojnë rreth 1.6 milionë njerëz.