Afrika e Jugut miraton vaksinën Johnson & Johnson si dozë përforcuese
BKT
   Bota

Afrika e Jugut miraton vaksinën Johnson & Johnson si dozë përforcuese

Rregullatori i Produkteve Shëndetësore të Afrikës së Jugut njoftoi se vaksinat Johnson & Johnson që aplikohen normalisht me një dozë të vetme janë lejuar që të përdoren si dozë përforcuese.

Në Republikën e Afrikës së Jugut vaksinat e kompanisë Johnson & Johnson kundër COVID-19 janë miratuar për përdorim si doza përforcuese.

Rregullatori i Produkteve Shëndetësore (SAPHRA) të Afrikës së Jugut njoftoi se vaksinat Johnson & Johnson që aplikohen normalisht me një dozë të vetme janë lejuar që të përdoren si dozë përforcuese.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se "Programi Kombëtar i Vaksinimit (NVP) duke filluar që nga 24 dhjetori 2021 siguron vaksinat përforcuese Johnson & Johnson për të gjithë ata që kanë marrë dozën e fundit të paktën dy muaj më parë".

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 21.156 raste duke e rritur në 3.374.262 numrin e rasteve në vend.

Gjithashtu në 24 orët e fundit në vend për shkak të COVID-19 e kanë humbur jetën 75 persona.