Japonia kërkon zgjidhje për stabilizimin e fronit perandorak
BKT
   Bota

Japonia kërkon zgjidhje për stabilizimin e fronit perandorak

Sipas ligjeve në fuqi në vend, një femër nga familja perandorake që martohet me një civil humb statusin e saj mbretëror.

Në Japoni, qeverisë i janë ofruar dy zgjidhje për të ruajtur stabilitetin e fronit perandorak.

Komiteti këshillimor i qeverisë, i cili shqyrtoi opsionet për ruajtjen e stabilitetit të fronit perandorak në Japoni, i paraqiti raportin e tij kryeministrit, Fumio Kishida.

Komiteti vendosi që anëtarët femra që u martuan me civilë duhet të ruajnë statusin e tyre mbretëror ose që pasardhësit e mëparshëm meshkuj me origjinë perandorake duhet të përfshihen në familje.

Raporti, i cili përfshin dy zgjidhje, do të diskutohet në parlament. Nëse merret një vendim, akti i Çështjeve Perandorake të vitit 1947 do të duhet të rishikohet në mënyrë që të vihet në praktikë ai opsion.

Delegacioni shënoi se çështja gjithëpërfshirëse në lidhje me ngjitjen në fron të pasardhësve femra nga ana e nënës "mund të diskutohet në të ardhmen".

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, duke marrë raportin me propozimet e shefit të delegacionit dhe anëtar i Fakultetit të Universitetit Keio Atsushi Seike, deklaroi se në negociatat parlamentare do të shqyrtohet përputhshmëria e propozimeve me kushtetutën.

- Perandori ka 3 trashëgimtarë

Agjencia e lajmeve "Kyodo" njoftoi se numri në rënie i anëtarëve meshkuj në familje mund të përbëjë një problem në linjën e qëndrueshme të fronit perandorak.

Perandori Naruhito (61) i Japonisë aktualisht ka 3 trashëgimtarë.

Këta janë vëllai i Naruhitos, princi i kurorës Fumihito (56), djali i Fumihitos dhe nipi i Naruhitos, princi Hisahito (15) dhe xhaxhai i Naruhitos, princi Hitachi (86).

Sipas ligjeve në fuqi në vend, një femër nga familja perandorake që martohet me një civil humb statusin e saj mbretëror.

Japonia kërkon zgjidhje për stabilitetin e fronit perandorak.