Poloni, vaksinimi kundër Covid-19 i detyrueshëm stafin mjekësor
BKT
   Bota

Poloni, vaksinimi kundër Covid-19 i detyrueshëm stafin mjekësor

Polonia i bën të detyrueshme vaksinimet për mjekët duke nisur që nga muaji mars.

Polonia do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për të gjithë mjekët, farmacistët dhe studentët e mjekësisë, sipas një dekreti të ministrit të shëndetësisë.

Kjo është hera e parë që qeveria polake vendos ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për çdo grup të shoqërisë.

Stafi mjekësor, farmacistët dhe studentët e mjekësisë do të jenë të detyruar të vaksinohen plotësisht deri më 1 mars 2022 dhe do të duhet të marrin një Çertifikatë Vaksinimi Dixhitale të BE-së./atsh